Reperi i njohur Stresi nuk ka ngurruar që të shfaqë hapur bindjet e tij politike. Gjithmonë ai ka treguar se është një mbështetës i madh i Partisë Demokratike.
Për më tepër Stresi ka shprehur edhe adhurimin që ka për ish-kryetarin e kësaj partie, zotin Sali Berisha. Por mesa duket Berisha nuk është politikani i vetëm i preferuar.
Në ‘Instagram’-in e tij, Stresi ka postuar një fotografi duke ndjekur në televizion Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Politikani im i preferuar mbas Berishës edhe për këtë jetën e jap”, – ka shkruar reperi.
Haradinaj nuk është duke kaluar momente të qeta në Kosovë, kur pas arrestimit të Gjuriç, rrezikon që qeveria të bjerë.
(E.K/FAXWEB)