Në Gjykatën e Apelit në Tiranë është lënë në fuqi masa e arrestit me burg për 21-vjeçaren Marjana Cmeta, e cila akuzohet se ka helmuar me fostoksinë vjehrren e saj 48-vjeçare.
Gjykata ka shpvtuar nga arresti me burg vjehrrin e Marjanës, duke e lënë në detyrim paraqitjeje. Ai mendohet se kishte dijeni për vrasjen e gruas së tij por nuk kishte denoncuar.
“Detyrim paraqitje”, trupi gjykues vendosi edhe për Hoxhën Hysen Shehu, tek i cili 21-vjeçarja rrëfeu mënyrën sesi e kishte helmuar vjehrrën e saj.
Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.
(E.K/FAXWEB)