Ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në ‘Facebook,’ referuar mesazhit të një qytetari thotë se prindërit e 12-vjeçares që vdiq dje në Pukë pasi dyshohet të ishte prekur nga fruthi i kishin kërkuar për tre ditë Bashkisë Fushë-Arrëz që të zhbllokonte rrugën për të trasportuar vajzën e sëmurë në spital, por nuk ishte bërë asgjë.
Postimi i Berishës:
E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!
Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne
lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen,dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza,ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor.”
(B.H/Faxweb)