Nis procedim penal për ish-drejtorin e aluiznit Durrës, Flamur Gjuzi.
Gjykata e shkalllës së parë Durrës vendos masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish drejtorin e aluiznint (përfaqësues i Lsi), Flamur Gjuzi.
Po ashtu edhe për ish-punonjësit: Skerdi Bello dhe Elvis Pengili( të gjithë përafqesues të lsi).
Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 27.03.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit F.GJ, E.P, S.B dhe N.I, vjeç 47, 31, 28 e 44, banues në Durrës, e cila ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal.
Po ashtu e përfshirë ka qenë dhe një arkitekte private, Nevjana isufi, për të cilën është vendosur po ashtu detyrim paraqitje.
Kjo përfshihej si bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve.
(E.K/FAXWEB)