Fax News raporton se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës ‘Oso Kuka’ në lagjen Vojo Kushi.
I plagosur ka mbetur shtetasi Ridvan Kruja rreth 40 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Fax News raporton se personit i është zënë pritë pranë banesës së tij.
Informarcion Paraprak
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
(M.Q/Faxweb)