Gjykata e Fierit ka dënuar për një aferë korruptive një specialiste të nivelit të lartë për investimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike pranë Bashkisë Fier, bashkëshortin e saj dhe një qytetar që kishte marr përsipër kryerjen e proceruave të aplikimit për leje zhvillimi të vëllait të tij, i cili u ka dhënë dy të parëve 50 mijë lekë të reja në këmbim të lejes.
Në vendimin nr.62-2018-838 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier thuhet se më datë 30 Maj 2017, mbi bazën e materialit referues të dërguar nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal Nr.617, në lidhje me veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar respektivisht nga nenet 244 dhe 245 i Kodit Penal.
Në vendim shkryhet se ky procedim ka nisur, pasi më datën 30 maj 2017, rreth orës 20:00 e në vijim, është shfaqur me pamje audio dhe video në emisionin investigativ “Fiks Fare”, një aferë e dyshuar korruptive që kryhej nga punonjësit e Bashkisë Fier, të cilët marin ryshfet në shumën e 50.000 lekëve për të miratuar një leje zhvillimi.
Në pamjet e transmetuara me zë dhe figurë, të transkiptuar edhe nga oficeri i policisë gjyqësore, konstatohet fakti se shtetasit A. B. dhe L. B. kanë aplikuar për një leje zhvillimi, për ndërtimin e një banese në periferi të qytetit të Fierit. Një kusht që të miratohej leja e zhvillimit ishte që aplikuesit të gjenin një firmë ndërtimi që të merrte përsipër kryerjen e punimeve.
Me këtë procedurë është marr shtetasi Ilirjan Beçi, vëllai i palikuesit A. Beçi. Në vijim, ky i fundit ka kontaktuar me firmën e ndërtimit të shtetasit Skënder Bregaj. Në vendimin e gjykatës thuhet se zhvillohet një bisedë ku ky i fundit thotë se “me 500 mijë lekë mbyllet kjo punë. Shko jepja gruas sime, futi në një zarf, qëndro para derës së saj deri sa ajo t’ia japi drejtoreshës, sepse këto lekët duket se janë për atë të madhin fare”.
Në fund, shtetasi Ilirjan Beçi, zbaton porosinë e ndërtuesit që të takojë bashkëshorten e tij, punonjësen e Bashkisë Fier, shtetasen Adelina Bregaj. Në datën 18 Prill 2017, shtetasi Ilirjan Beçi shfaqet duke futur lekët në një zarf të bardhë dhe i ka numëruar para kamerës së televizionit dhe pas kësaj ka shkuar në ambientet e Bashkisë Fier ku është takuar me shtetasen Adelina Bregu dhe i ka dhënë asaj zarfin me shumën e lekëve brenda tij, duke i kujtuar faktin se ai kishte futur 50.000 lekë sipas kërkesës dhe sugjerimit të shtetasit Skënder Bregaj.
Pasi ka marrë zarfin dhe e ka siguruar shtetasin Ilirjan Beçi se gjithçka do të vazhdonte normalisht, shtetasja Adelina Bregaj ka shkuar në zyrën e drejtoreshës së Urbanistikës së Bashkisë Fier, shtetases R. H., e cila duket se ka persona të tjerë të pranishëm në zyrë. Më pas ajo shkon tek zyra ku ndodhej shtetasja Adelina Bregaj dhe del prej aty me një dosje ngjyrë blu, e cila mbante edhe një zarf me ngjyrë të bardhë.
Por, nga hetimet nuk është provuar që Drejtoresha e Urbanistikës të ketë pasur dijeni për paratë, pasi e pandehura Adelina Bregaj ka deklaruar se nga ana e shtetases R. H., nuk i është kërkuar dhe as ajo nuk i ka dhënë ndonjë shumë parash për nxjerjen e lejes zhvillimore. E pandehura Bregaj ka pohuar se lekët që kishte marrë mendonte ti përdorte për tu dhënë ndonjë drekë apo dhuratë simbolike personave që kishin në dorë dhënien e lejes, por se nuk ka pasur mundësi ta kryejë këtë veprim, pasi u shfaq videoja.
Pas disa mosfuknsionimesh të sistemit, punonjësit e bashkisë kanë shkuar në truallin ku do të zhvillohej ndërtimi dhe kanë kryer piketimet. Pas kësaj, qytetari ka shkuar në Bashkinë Fier për të marrë lejen e printuar, për këtë ka komunikuar me shtetasen Adelina Bregaj.
Ajo i ka thënë se nuk e bën dot ajo, se tani leja është për konfirmim dhe konfirmimin e bën i madhi dhe nuk di sa mund të zgjasë. Pas disa javësh, është nxjerrë leje zhvillimi me nr.137, datë 23 Maj 2017, në favor të zhvilluesit A. B. dhe L. B.. Pas hetimit gjyqësor, gjykata ka vendosur të shpallë fajtor tre të pandehurit Ilirjan Beçi, Adelinda Bregaj dhe Skënder Bregaj.
Në vendim e Gjykatës së Fierit shkruhet se i pandehuri Ilirjan Beçi është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe është dënuar me një vit burgim. Dënimi i tij është pezulluar duke u zëvendësuar me kryerjen e punëve në interes publik.
Edhe i padnehuri Skënder Bregaj është dënuar me një vit burg për veprën penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe i është pezulluar dënimi duke u vënë në provë për një afat 24 muaj.
Gjithashtu është dënuar me 7 muaj burgim për veprën penale “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” edhe ish-punonjësja e Bashkisë Fier, e pandehura Adelinda Bregaj.
(E.K/FAXWEB)