Në fjalën e tij në Kuvend, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sërish Kryeministrin Edi Rama për lidhjet dhe kontratën e lobimit me Rusinë.
Basha u shpreh se një ministër i Ramës i ka dërguar banditë dhe ka kërcënuar një biznesmen shqiptaro-amerikan.
“Hajde të hetojmë pak për oligarkët rusë. Jam i hapur për hetim parlamentar që ta çojmë në Prokurori. Gjej ti një kontakt të PD-së direkt apo indirekt me oligarkët rusë. Në qoftë se prokuroria nuk do të ishte kontrolluar nga ty, sot do kishte hapur hetim për një ministrin tënd që krekoset aty i cili i ka nisur banditë në emër të Juremex dhe Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan dhe unë i bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet. Kjo është depozituar edhe në ambasadën amerikane,”- tha Basha.
(F.M/Faxweb)