Tomor Alizoti, ish-drejtuesi i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të mbrëmshme të historiainit Pëllumb Xhufi, i cili tha se kampi i Tepelenës ka qenë vetëm si kamp rehabilitimi.
Alizoti në postimin e tij, shkruan se i përket një familjeje që ka vuajtur në atë kamp. Babai i tij ka qenë një prej fëmijëve të burgosur aty, bashkë me gjyshërit dhe siç shkruan ai nuk kishte asnjë të arratisur apo të kapur në familje.
Alizoti shkruan se është e turpshme që ka njerëz që mbrojnë krimet e atij regjimi. Ai shton se nëse deklarata të tilla do të ishin bërë në vende si Gjermania dhe Anglia, sipas tij, personi do të ishte përpara gjykatës.
(E.LFaxweb)