12:13 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Unë dhe burri im e tradhtuam njëri-tjetrin por tani…

18:42 | 29/03/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Unë dhe burri im e tradhtuam njëri-tjetrin por tani…

Jam 55 vjeçe, nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim shoq, me të cilin pastaj u martuam dhe kemi dy fëmijë. Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë, njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të. Në të njëjtë kishte vepruar edhe im shoq me sekretaren e tij, me të cilën  kishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo u martua.

Kam kryer Shkollën Normale në Ferizaj. Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm. Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me burrin dhe shpejt ramë në dashuri. E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe.

Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan. Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap. Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje… Më tha: “S’paraqet pengesë kjo” dhe eci tutje. Por, shikimet e tij gati një vit rresht bënë që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë… Këto fjalë që i thashë bënë që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”.

E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…

E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, për  pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë. Mirëpo, as burri im nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor. Por, edhe atij pas disa vitesh “i iku” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan. Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im shoq, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im shoq, sepse kudo që shkonte kërkonte të më merrte edhe mua..

(F.M/Faxweb)

Etiketa: burrigruajahistoritradheti
Pas

“Jam dashuruar me një burrë të martuar”! Si t’i shpëtosh kurthit

Para

Rrëfimet e 5 grave: Sekretet që fsheha nga burri im

Para
Rrëfimet e 5 grave: Sekretet që fsheha nga burri im

Rrëfimet e 5 grave: Sekretet që fsheha nga burri im

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.