Ideja e bukurisë po evoluon vazhdimisht dhe shumë gjëra që njerëzit i shihnin si të meta tani janë vetë përkufizimi i bukurisë. Supermodelët sot po ecin përreth me ato karakteristika të njëjta me të cilat u kërcënuat në shkollën e mesme, ndaj sot është koha e duhur për të treguar si jeni në të vërtet. Njihuni me faktet që dëshmojnë se ju jeni edhe më bukur me to.
Qukat
Kushdo që ka quka ka hasur disa pasiguri në jetën e tyre, por ne mendojmë se ato janë një tipar i vërtetë dhe ekzotik. Ato janë kaq të bukura sa nxjerrin në pah hijeshin e fytyrës tuaj si një veçori që vetëm ju e keni.
Masa e madhe
Çdokush që shikon modelen Ashley Graham mund të shoh qartë se sot, masa e madhe është pranuar si e bukur. Në vend që të përpiqen të humbin një ton peshë për të imituar modele të sfilatave të ndryshme, njerëzit tani po përpiqen me dëshpërim për të arritur ato linja që shoqëria dikur i ka shmangur.
Kaçurrelat e mëdhaja
Flokët kaçurrelë dhe të padisiplinuar dikur janë shmangur. Mos i urreni flokët tuaj kaçurrela, mos u mundoni t’i drejtoni sepse ato janë të bukura ashtu siç janë. Ato janë kaq perfekte dhe besoni sot ato janë stili më IN i flokëve ndaj gëzojuni kaçurrelave tuaja dhe i lini të jetojnë të qeta.
Nishanet në fytyrë
Nëse keni nishane në fytyrë dhe vazhdimisht i mbuloni ka ardhur koha most a bëni më këtë gjë. Ju jeni kaq perfekte me ato. Modelja e njohur, Cindy Crawford ka një nishan të dukshëm në fytyrën e saj dhe falë tij ajo u cilësua si një bukuri e femrës natyrale. Mos i zhdukni ato nga fytyra juaj bëjini më të dukshme.
Gropëzat në faqe
E dini se vetëm 2% e popullsisë kanë gropëza në faqe. Vajzat që u krijohen gropëzat ën faqe janë më uniket më të bukurat me buzëqeshjen më të çiltër. Mos u ndikoni nga studime false që tregojnë se janë rrudha, jo. Ato janë treguesi më i veçantë në fytyrën tuaj, qeshni sa më shumë sepse ju jeni e bukur!/Revista Class