21:09 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hashim Thaçi flet për herë të parë: Tre problemet me taksën në ‘Rrugën e Kombit’

08:16 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hashim Thaçi flet për herë të parë: Tre problemet me taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për herë të parë për taksën e kalimit në Rrugën e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Thaçi ka kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rishikim të pagesës, edhe pse në parim është dakord me vendosjen e një tarife për mirëmbajtjen.

Sipas Thaçit, fillimisht autostrada duhet të jetë moderne dhe së dyti ata njerëz që nuk kanë mundsi të paguajnë taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit të kenë një alternativë tjetër.

“Nuk jam këtu që t’i komentoj vendimet e qeverisë së Shqipërisë, por e di se ka standarde ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen edhe nga qeveria e Shqipërisë.

E para duhet të kryhet rruga që të jetë autostradë moderne, në anën tjetër duhet të ketë edhe alternativa për njerëzit që nuk kanë mundësi që të paguajnë”, tha Thaçi mbrëmjen e së enjtes në një intervistë për gazetaren Jeta Xharra.

Thaçi tha se taksat duhet të paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, por shtoi se është me interes që të rishikohet çmimi.

“Duhet të kuptojmë edhe diçka tjetër, taksa duhet të paguhet. Tash a janë të larta apo të ulëta, duhet të marrim vendime si institucione të vendit, sepse duhet t’i mirëmbajmë disi autostradat që janë ndërtu. Sikur të ishte përmbyllur rruga, është çështje e diskutueshme.

Unë të them të drejtën nuk kam udhëtuar shumë në autostrada, që t’i di sa paguhet për kilometër. I kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, sugjerimet e qytetarëve dhe njerëzve profesionistë, mendoj se do ishte me interes të rishikohet”, tha Presidenti i Kosovës, duke komentuar për herë të parë vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Etiketa: edi ramaHashim Thacirruga e kombittaksa
Pas

Nuk u informua për arrestimin dhe deportimin e 6 ‘gylenistëve’, Haradinaj merr vendimin ekstrem

Para

Manjani: Vetingu luftë klasash, u shkojnë fëmijëve 10-vjeçar në shkolla për t’iu parë markat e bluzave

Para
Pas puçit kushtetues, Ylli Manjani revoltohet me atë që bëri ”kryeujku” në errësirë

Manjani: Vetingu luftë klasash, u shkojnë fëmijëve 10-vjeçar në shkolla për t'iu parë markat e bluzave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.