Gazetari Erl Murati i ftuar në emisionin ”360 gradë” tha se është vërtetuar se në hapësirën nëndetare mes Greqisë dje Shqipërisë ka miliarda kub gaz dhe naftë.
Sipas tij kjo është dhe arsyeja që Greqia e kërkon me ngulm marrëveshjen e detit.
Zheji: Shqipërisë i intereson të mbajë një negociatë të hapur që është si një minë me sahat midis dy vendeve?
Murati: Është në turpin e atyre politikanëve që kanë akuzuar Gjykatën Kushtetuese dhe kjo tregon infantilizmin e politikës shqiptare në përgjithësi që për çështje të interesit kombëtar…
Kjo karta e kushtëzimi të Shqipërisë në BE është për mua e tejfryrë. Edhe Athina nuk e ka të lehtë të të bllokojë për atë projekt strategjik që është BE.
Integrimi kaloni nga Brukseli nuk kalon nga Athina.
Është detyrim i klasës politike shqiptare që të qëndrojnë me dinjitet.
Ndarja e kufirit detar është çështje e interesit të Greqisë. Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në 2007. Është vërtetuar që ka miliarda kub rezerva të naftës dhe të gazit. E kanë thënë mediat greke. Është interes i qartë grek.
Drejtoresha e Ministrisë së Jashtme ankohet tek pala amerikane që Greqia na bën presion. Po të ishte interes i palës shqiptare nuk do të shkonte Ledia Hysi të qahej.
Kur ata na shtrojnë në tryezë çështje sovraniteti dhe strategjike, ne të mos gënjehemi me atë mufkën e vulës apostile, që ndihmon legalizimin e dokumenteve që është çështje teknike.
(E.K/FAXWEB)