00:44 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DOKUMENTI/ Si e mashtruan Tahiri dhe Çako policin Haluli, i kërkohet të kthejë motorrin që iu “dhurua” kur doli në pension

10:53 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DOKUMENTI/ Si e mashtruan Tahiri dhe Çako policin Haluli, i kërkohet të kthejë motorrin që iu “dhurua” kur doli në pension

Ky motorr bëri të lumtur punonjësin e Policisë Rrugore në Tiranë Xhemil Halulin, i cili iu dhurua me rastin e daljes në pension, më 26 Maj të vitit 2016 nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Por, vetëm një javë më parë, ai i është marrë sërisht nga policia. Në letrën e siguruar nga “Fax News” e cila mban datën 16 Mars të këtij viti dhe firmën e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë, thuhet se brenda 5 ditëve nga kjo datë, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit.

Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.

Pikërisht ky motor të cilin polic Xhemili e kishte përdorur për 22 vite me rradhë, iu dhurua nga ish ministri Tahiri, në ceremoninë e daljes së tij në pension, ku gjatë dekorimit, i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së shtetit asokohe, Haki Çako.

Por, në letrën e siguruar nga “Fax News”, shkruhet se ky motomjet i është dhënë në kundërshtim me ligjin. Mësohet se dy vite më parë, ky motomjet i është dhënë polic Xhemilit pa asnjë dokument përkatës.

Ka qenë auditi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, që ka konstatuar këtë shkelje të bërë nga ish ministri Saimir Tahiri dhe ish numri 1 i policisë, Haki Çako.

“Fax Neës” mëson se pasi polic Xhemili ka bërë dorëzimin e motorrit me të cilin punoj 22 vite pa ndërprerje, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar që të marrë sërisht mbrapsht motomjetin, për të cilin drejtues policie asokohe i kishin premtuar edhe bërien e dokumentave në emër të tij.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Pas

150 mijë shqiptarë janë bërë “italianë”, nga 2012

Para

U plagos gjatë punës, firma e mermerit fshehu ngjarjen në Korçë. Denoncimi në ”Fax News”

Para
U plagos gjatë punës, firma e mermerit fshehu ngjarjen në Korçë. Denoncimi në ”Fax News”

U plagos gjatë punës, firma e mermerit fshehu ngjarjen në Korçë. Denoncimi në ''Fax News"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.