Pas lajmit se Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të regjistrojë zgjedhjet duke konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt për kreun e FSHF-së dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ka reaguar FSHF. Me anë të një njoftimi për mediat FSHF sqaron opinionin publik se nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF.
“FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.
Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion” shkruhet në faqen zyrtare të FSHF-së.”
(M.Q/Faxweb)