16:39 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gina nuk i lironte zyrën, kush është prokurori që i paraqiti dorëheqjen Markut?

22:50 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gina nuk i lironte zyrën, kush është prokurori që i paraqiti dorëheqjen Markut?

Ardian Nezha, prokurori i Elbasanit, i emëruar më pak se tre muaj më parë nga Arta Marku, i dorëzoi kryeprokurores së Përkohshme mbrëmjen e sotme dorëheqjen.

Pavarësisht aludimeve për ’40 dosjet e nxehta’ që ai kishte detyrë të hetonte, ende nuk ka një arsye zyrtare se pse Ardian Nezha e la postin ku u vendos në 8 janar të këtij viti.

Po kush është prokurori Ardian Nezha?

Kur prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku më 9 janar, shkarkoi prokurorin e komanduar nga Adriatik Llalla në Elbasan, Dritan Ginën, për ta zëvendësuar me prokurorin e përkohëshëm Dritan Nezha, i pari refuzoi t’ia linte zyrën të dytit.

Gina gjithashtu, paditi prokuroren e Përgjithshme Marku tek Krimet e Rënda për shkarkimin e tij. Megjithatë Gjykata e hodhi poshtë padinë e Ginës dhe Nezha nisi punën si prokuror i përkohshëm i Elbasanit

Por para tij ishte një punë aspak e lehtë.

Në një takim mes kryeprokurores Marku dhe Ardian Nezhës në Prokurorinë e Elbasanit në datë 22 shkurt 2018, burimet e informacionit bënë me dije se në ngarkim të këtij të fundit u vunë për t’u hetuar rreth 40 dosje për çështje pastrami parash, vjedhje pronash, vrasjesh e korrupsioni.

Në të kaluarën profesionale të prokurorit Ardian Nezha mund të përmendim disa hetime.

Ai ka hetuar çështjen në ngarkim të Leonard Bombajt, drejtuesit të grupit kulturor të fëmijëve “Kripëmajltëzat”.

Ai ka hetuar gjithashtu edhe të ashtuquajturën “bandën e tritolit”.

Në vitin 2015 me lëvizjet nga ish-kreu Adriatik Llalla, Ardian Nezha nga prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, u transferua prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

(E.L/Faxweb)

Pas

Depërtimi i 6 gylenistëve në Kosovë, ministria i kishte dhënë leje aeroportit për lehtësimin e procedurave

Para

HOROSKOPI. 31 MARS 2018

Para
HOROSKOPI. 31 MARS 2018

HOROSKOPI. 31 MARS 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.