Procedohet penalisht mjeku i cili mjekoi, por nuk raportoi plagosjen e punëtorit në Korçë, Llambri Loloti, rasti i të cilit u përpoq të fshihej si nga punëdhënësi, por dhe nga instancat përgjegjëse. Nën procedim penal është dhe administratorja e firmës së mermerit.
Sipas komunikatës për shtyp të Policisë Korçë, dje ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: K.M, 57 vjeç, banues në Korçë (me detyrë mjek pranë Spitalit Rajonal Korçë) dhe
Xh.G, 41 vjeçe, banuese në Korçë (administratore në një firmë mermeri).
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, më datë 23.03.2018, në ambjentet e kësaj firme, është aksidentuar duke prerë mermerin, shtetasi Ll.L, 40 vjeç, banues në Korçë.
Mjeku pasi i ka dhënë ndihmën mjekësore shtetasit Ll.L, në Spitalin e Korçës, nuk ka kryer raportimin përkatës të rastit pranë organeve të Policisë. Ndërsa administratorja e firmës, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Ngjarja u denoncua në Fax News nga nipi i të plagosurit idhe vetëm pas kësaj nisi hetimi për rastin.
Sipas asaj që tregoi nipi i tij, Llambi Laloti ishte me probleme mendore, dhe kjo shfrytëzohej nga pronarët e firmës në fjalë.
‘Iu nënshtrua operacionit për 5 orë, në Korçë thanë që ishte një gërvishtje e lehtë. Pse duhet që doktorët duhet ta fshinin këtë ngjarje.?!Mermeri u thye dhe më pas xhaxhai nuk mban më mend asgjë. Në spital në Korçë e kanë çuar disa persona që më pas janë larguar.
Doktorët këtu në Tiranë thonë që presin që të bëjnë një operacion tjetër për këmbën. Pritet që t’i prihet fare këmba. Nuk kishte asnjë veshje të firmës, ishte me rroba civile. Ishte i pasiguruar, shkonte sa herë që ata të kishin nevojë për të, madje dhe nuk i jepnin as lekë”, u shpreh nipi i Llambri Lotit.