Pas kryeministrit ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për protestën e banorëve të Kukësit tek tuneli i Kalimashit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Xhafaj tha se ata që shkelën ligjin do të përgjigjen, duke shtuar se në përbërje të protestës kishte elemet kriminal dhe të rrezikshëm. Ai thotë se policia realizoi shmangien e skenarëve kriminal, ndësa shtoi se asnjë e drejtë s’mund të justifikojë sulmin kundër punonjësve të policisë së Shtetit dhe shaktërrimit të pronës publike dhe private.
“Në përputhje me kërkesën e bërë, Policia e Shtetit krijoi të gjitha kushtet dhe mori masat e duhura sipas ligjit për zhvillimin e këtij tubimi. Manifestimi i presupozuar paqësor u shndërrua në sulm barbar kundër policëve dhe pasurisë publike e asaj private. Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve gjendeshin elementë me precedentë kriminal dhe rrezikshmërinë shoqërore shfrytëzuan padrejtësisht situatën. Përgëzoj qytetarët e ndeshëm të Kukësit të njohur për ndeshmarinë dhe fisnikërinë e tyre që nuk iu bashkangjitën këtij grupi. Dhunuesit nuk mund të dalin mbi ligjin”, tha Xhafaj i cili shprehu mbështetje për forcat e policisë.
Asnjë e drejtë s’mund të justifikojë sulmin kundër punonjësve të policisë së Shtetit dhe shaktërrimit të pronës publike dhe private.
(B.H/Faxweb)