Juventusi arriti të fitonte ndaj Milanit, supersfidën e javës së 30-të në Seria A, me shifrat 3-1.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e 8-të nga Dibala, ndërsa ish-juventini Bonuçi barazoi në minutën e 28-tën.
Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, Kuadrado fillimisht dhe Khedira 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, vulosën fitoren e ekipit të Alegrit në 3 me 1 për bardhezinjtë.
Me këtë fitore, “zonja” e vjetër shkon në kuotën 78 pikëve, dhe përfiton nga barazimi i Napolit, duke e çuar në 4 pikë diferencën me vendin e dytë.
Milani mbetet në vendin e 6-të në renditje, me 50 pikë.
(E.L/Faxweb)