Armand Duka u rizgjodh për herë të pestë rradhazi në krye të FSHF-së, megjithëse kundërshtari i tij Bashkim Fino i ka çuar zgjedhjet në Gjykatë.
Dhe i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Duka u është përgjigjur disa pyetjeve mjaft pikante që kanë të bëjnë sa me jetën e tij private, po aq edhe me funksionin e tij publik.
Rizgjedhja si president
“Faleminderit për urimin, është gjithmonë i mirëpritur. Çdo garë është garë. Ka emocionet dhe veçoritë e veta”.
5 herë radhazi
“Në sport, synohet gjithmonë për të fituar. Skuadrat e mira përsëritin fitoret. Nuk është individuale, është fitore në skuadër”.
Jeta, çfarë kujton?
“Ka qenë impenjative. Vitet e të qenurit president kanë qenë intensive, emocione, ngjarje”.
Detyra e presidentit
“Shet ndeshje futbolli (qesh…)”. Menaxhimet e përditshme, në një federatë modeste, merret me gjëra më të vogla sesa imagjinohen”.
Mandati i ri:
Do të mundohemi që të bëjmë çdo gjë më mirë. Do të mundohem që të sjell ty më shumë në stadium në kampionatin shqiptar”.
Parregullsi në garë
“Unë mendoj që ishte një nga garat më të organizuara më mirë. Nuk kam parë ndonjë parregullsi që duhet të kontestohet apo çohet në gjyq. Pas një paknaqsie, edhe deklaratat janë emocionale. E kemi pakl të vështirë për të pranuar rezultatin”.
Bashkim Fino
“Në Asamble jemi përqafuar, takuar dhe më ka uruar. E kam përshëndet urimin e tij”.
Kë do të votoje mes Dukës dhe Tares?
“Duhet të ishin dy personazhe të tjerë. Do të votoja për një figurë futbolli, që ka eksperiencë në futboll”.
Ndeshja më e bukur e Kombëtares?
“Ka bërë shumë të bukura dhe e kam të vështirë që ta veçoj. Loja më e bukur, është ajo që fitohet. Tek un dhe tek të gjithë shqiptarët, kan lënë mbresa ajo me Greqinë, me Rusin dhe ajo ndaj Rumanisë”.
Trajnerët italian, Panuçi apo De Biazi?
“Ky ësht i treti italian. Kemi pasur Holandez, gjerman, Kroat. Pra eksperienca të ndryshme. Duke parë shkollën e mir, kemi zgjedhur. Tailandez? E vështirë në futboll, kanë eksperienca të tjera”.
Trajner shqiptar…
E rëndësishme është që të jetë trajner i mirë”.
Luan skedina?
“Skedina? Ndonjë bast edhe e vemë, fitojm apo humbim. Skedina, nuk para i kam qejf”.
Besimi në Zot?
“Nuk e di. Nuk jam praktikant në institucionet fetare. Kam një lloj besimi. Nganjëher bëhem edhe supersticioz. I ndjek ritet, me këmbën e djathtë”.
Martesa
“Kanë dalë të gjitha grat e lagjes me bestytnitë (qesh…)”.
Muri i lotëve në Izrael (Letra me lutje)
“Bëhet fjalë për Zamirin (Manen). Futem në Izrael nga një letër me urime. Me shaka mendova që ishalla i shtohen lekët Zamirit. E futa letrën me shaka. Tani është bërë shumë i pasur. Kam vendosur të shkoj prapë atje te Muri i lotëve: “Të shtohen sa më shumë lekët Zamirit”. Ishte me shaka. Pak muajsh, nuk pata mundësi të shkoj. Do të shkoj herë tjetër dhe do t shkruaj “ishalla i mbarojën lekjt Zamirit” le të më paguajë që të mos shkoj”.
Tifoz me?
Me Vllazninë. Ka shumë kohë, nuk e di pse kam mbetur. Ka qenë një ndeshje finale e Kupës s Republikës”.
Kampionati
“Në kampionat ndodhin të gjitha. Ka spektakël, gola të bukur. Ka sherre.
Dhunë
“Ndodh rëndom. Mund të ndodhë.”
Vajzat e bukura në stadium
“Vështirë të ketë futboll nëse vijnë kto (Qesh…)”.
Dyshohet gjithkund, edhe këtu. Mund të themi u dyshohet jo shitet.
A i fusin mik presidentit?
“Ka mendimin që presidenti mund të ndikoj. Ka shumë që mendojnë se çdo gjë mund të komandohet, por nuk ndodh kështu. Ka raste që telefonojn dhe dërgojnë mesazhe. Një herë, ishte ndeshje në Vlorë dhe un isha n Qemal Stafa” duke ndjekur Derbin. Në Vlorë, ekipi po mundej 2-0 dhe më tha po na mbyt arbitri. Pas katër ditsh, më takoi dhe më tha: Bravo, po të mos kisha marrë ty nuk barazonim dot 2-2”.
Rrjetet sociale
“Isha me pushime dhe hodha foto private me arrë kokosi. Isha diku larg. Dikush i shkruajti mikut dhe i tha, shih presinetin ka ikur me pushime me lekët tona. Personit i shkrova: ‘me lekt tua apo t mamit tat?’. Desha ta kisha private, por doli publike. Dhe ishte gjysmë shakaje”.
(E.K/FAXWEB.AL)