Është rritur numri i personave që qëndrojnë në ambjentet e jashtme të Komisariatit të Policisë në Kukës. Familjarë të personave të shoqëruar shprehen të shqetësuar në lidhje me fatin e fëmijëve apo vëllezërve të tyre.
Ata thonë se askush nga ana e Policisë nuk u ka dhënë sqarime në lidhje me arrestimet e dhunshme, dhe as se ku i kanë çuar personat që janë shoqëruar.
Policia mësohet se ka hyrë me forcë në banesa, ndërsa kanë qenë të maskuar. Paraprakisht flitet për më shumë se 30 persona që janë shoqëruar në ambjentet e komisariatit, ndërsa identitetet e tyre ende nuk dihen.
Gjatë ditës së sotme në Kukës pritet që të mbërrijnë dhe disa deputetë të opozitës, ndërsa Basha e Kryemadhi kanë kërkuar dje që ti jepet fund dhunës policore mbi qytetarët.
Nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama dhe ministri Xhafaj paralajmëruan se të gjithë dhunuesit do të përballeshin me forcën e ligjit.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=nXyIky5PapM
https://www.youtube.com/watch?v=Vbqg7nhuGUQ