Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kukës janë arrestuar dhjetra qytetarë, ndërsa nga ana e Policisë ende nuk ka asnjë të dhënë. Në lidhje me situatën ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka komentuar shqetësimet e qytetarëve që i janë drejtuar.
Berisha shkruan më tej se ky aksion është në dhunim të hapur me Kushtetutën dhe se Shqipëria po zjen nga revolta mbarëpopullore.
Reagimi i Berishës:
Terror i eger banditesk nga Rama-Xhafa ne Kukes!
Ne dhunim flagrant te Kushtetutes, Rama-Xhafa, ne praktiken e eterve te tyre mizore urdherojne kriminelet me uniforme per arrestimin ne oren 3-4 te mengjesit te mbi 100 qytetareve. Kapuçonet e zi bastisin qindra familje ne qytet!
Duke denuar me ashpersine me te madhe terrorin e klikes se narkoshtetit, kerkoj lirimin e menjehershem te qytetareve te arrestuar dhe vendosjen para pergjegjesise te atyre qe dhane urdher dhe zbatuan aktet antikushtetuese te terrorit te eger policesk.
Shqiperia po zien nga revolta mbare popullore!
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital. sb
“zoti sali berisha jam nga kuksi ju lutem reagoni me sa keni mundesi se me kan arrestuar vellain tim ardit alidini ne oren 4e 10 te mengjesit sepse ka protestuar si gjith te tjeret dhe nuk ka gjujt as me gure dhe asgje tjeter na e kan heq ndihmen ekonomike dhe pensionin familiar a kemi arsye qe te protestojme kur na heqin buken e gojes dhe na skllaverojne kan arrestuar afersisht 40 persona me te degjuara deri tani ju lutem beni dicka per ne se nuk dime cfare te bejme dhe nuk na perfill kush.”
“Mirmengjes zoti Berisha ! Gjat nates se sotme jan arrestuar me 100 persona ne kukes has dhe jan nis direkt per tiran te lutem Bej dicka nuk dilet ne qytet na tmerrun me 10 tra furgona policie qe hecin neper qytet te lutem Bej dicka .!”
“Mirmengjes doktor ! Gjate gjith nates se mbremshme deri oren 4 te mengjesit jane arrestuar shume persona ne Kukes qe ishin pjese e protestes kunder takses, 2 prej te arrestuarve ishin babai dhe vellain im. Vellai i arrestuar kot vetem per te bere terror neper familjet kuksiane sepse ai nuk mori pjese ne proteste. Po ju shkruaj ju sepse sdime se kujt ti drejtohemi. Te falenderojme shume per mbeshtetjen qe na kenj dhene gjithmone. Uroj te jeni mire. Me respekt”
“Pershendetje zoti sali berisha jemi banore te kukesit tani sapo jemi terrorizuar nga forcat policore me kapuc neper familje duke ber arrestime ju lutem kerkojm ndihem per arrestimet e familjareve presim pergjigje”
“Mirmengjesi doktorr uroj te jesh mire, te shkruaj nga kukesi, te lutem ngreje pak zerin se mbrem policia kane bere terrorr ne kukes” ne oren 3 te nates kan vajtur neper shtepi duke frikesuar dhe femijet e vegjel me kapuc ne koke” me kan arrestuar dhendrrin dhe kush e di sa arrestime tjera jan bere!”
(E.K/Faxweb.al)