Policia e Vlorës ka arrestuar 6 shtetas dhe ka sekuestruar 629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, 6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate, 900 gramë vaj hashashi.
Gjithashtu në cilësinë e provës material janë sekustruar 5 automjete dhe një gomone.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka zhvilluar një operacion antidrogë, të koduar ”SEA”, në të cilën morën pjesë 40 forca policie.
Si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum,
Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum,
Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,
Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)