Nuk është gjithmonë e mundur të jemi në formën më të mirë të mundshme, të gjithë kemi qenë në situata kur kemi nevojë të dukemi mirë por ja që kemi vetëm disa minuta për të bërë një gjë të tillë. Më poshtë kemi disa truqe efektive për ju që do ju ndihmojnë të jeni të mahnitshme në vetëm disa minuta.
Mbathje të rehatshme
Për të bërë këmbët të duken më të gjata dhe trupin tuaj më të hollë, zgjidhni mbathje me ngjyrën e këmbëve. Nëse keni veshur pantollona atëherë ngjyra le të jetë sikurse çfarë keni veshur.
Çlirohuni nga rrobat që janë tepër të mëdha apo të vogla
Mos blini gjëra më të vogla apo më të mëdha. Këto rroba do theksojnë mangësitë e juaja dhe do bëjnë të dukeni më e plotë.
Mbajeni kurrizin drejtë
Qëndrimi i mirë i bën femrat të duken mahnitëse dhe belin e tyre të duket më i hollë. Andaj mbajeni trupin drejtë.
Mësoni teknikat themelore të konturimit
Konturimi e bën fytyrën tuaj më të mprehtë dhe bën të fshihni shumë mangësi, ju duhet vetëm të mësoni se si të përdorni nuancat e errëta dhe të hapura. Çelësi qëndron në atë të errësoni gjithçka që doni të fshihni dhe të hapni gjithçka që dëshironi të theksohet.
Bëni që ngjyra e lëkurës të duket më e nxirë
Sa më e nxirë që duket lëkura juaj aq më të padukshme janë kilogramët tepricë dhe celuliti.
Zgjidhni materialin e duhur
Mos blini rroba nga materialet e forta apo që janë tepër të ngushta. Shmanguni nga siluetat katrore dhe vijat këndore pasqëi ato theksojnë zonat problematike. Përcaktohuni për materiale të buta dhe fleksibile.
Përzgjidhni aksesorin e duhur
Shallat e ngushtë e ngarkojnë imazhin tuaj. Është më mirë që qafa juaj të jetë e hapur.
Mos i nënvizoni zonat problematike
Ndonjëherë femrat duke dashur që t`i mbulojnë pjesët problematike i theksojnë ato duke i zbuluar me mbulesën e tepërt. Sa më pak vëmendje që tërhiqni tek zonat problematike, aq më mirë do të dukeni.
Konsultohuni me stilistin e flokëve
Stilet voluminoze dhe të fryra mund të sjellin prishje të baraspeshës në pamjen tuaj. Përcaktohuni për gjatësi mesatare apo deri tek supet.
Përdorni shtrënguese
Shtrëngueset ju bëjnë të dukeni më e dobët dhe ju jep mundësi të dukeni mirë me çfarëdo që keni veshur. Mirëpo mos e vishni shumë shpesh, ruajeni për raste të veçanta.
(F.M/Faxweb)