22:52 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja mes deputetëve dhe aktivistëve, Tepelena në ”Fax News”: Çfarë rreziku ekzistonte

09:22 | 02/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja mes deputetëve dhe aktivistëve, Tepelena në ”Fax News”: Çfarë rreziku ekzistonte

Aktivisti Andi Tepelena i ftuar në ‘’Fax News” ka folur në lidhje me protestën gjatë mbrëmjes së djeshme në ambjentet e jashtme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ai u shpreh se 23 të arrestuarit në Kukës janë shpërndarë nëpër komisariate të ndryshme, ndërsa mes tyre ka dhe pleq që kanë nevojë për trajtim të veçantë dhe ilaçe.

“Nuk dimë akoma sesi është gjendja shëndetësore e të arrestuarve. Nuk pamë asnjë përfaqësues nga avokatura e popullit apo Komiteti i Helsinkit. Mes të arrestuarve ka dhe pleq, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk paraqitet e mirë. Mungesa e ilaçeve mund të rrezikojë jetën e tyre.

Arrestimi i tyre në rast se do ishte bërë në flagrancë do të ishte i ligjshëm,  po në orën tre të natës kjo është joligjore”, u shpreh Tepelena.

Në lidhje me konfliktin që pati dje mes deputetëve opozitarë dhe aktivistëve, Tepelena u shpreh se qëllimi i protestës nuk duhej të tjetërsohej për asnjë motiv politik.

“Organizimi i djeshëm ishte një organizim qytetar dhe spontan. Në morëm dijeni, bëmë thirrje në rrjetet sociale, ishte një thirrje pa dallim partiak.

Aty nuk ishte fjala se nuk pranuam deputetët, por ekzistonte rreziku që të devijohej qëllimi i vërtetë i protestës që ishte tërësisht qytetarët. Filluan të hidheshin parrulla nga ana er deputetëve.

Rruga e Kombit e ka simbolikën shumë të fortë, pasi ende nuk është e mbaruar, as nga Partia që ishte deri dje në pushtet dhe as nga qeveria e sotme. Kjo tregon se ku kanë përfunduar punët publike në Shqipëri, rrugë të papërfunduara, krahina që janë të ndara. Në momentin që ne diskutojmë, Kosova ka problemet e saj brenda vendit, dhe ne ju vendosim një barrier më shumë.

Ajo taksë nuk do të vihet sa kohë që rruga është e papërfunduar, sa kohë që ende ne vuajmë probleme të mëdha ekonomike, po edhe për faktin se nuk duhet të shtojmë barrierat me qytetarët kosovarë. Kjo taksë më mirë të vendosej në rrugën e Pogradecit, apo në rrugë të tjera.

Rruga që lidh kombin nuk mund të quhet më një autostradë që lidh dy vende. Prandaj meriton dhe një vëmendje dhe një trajtim më të veçantë.Shumatorja që mblidhet nga ana e taksës së qarkullimit është mëse e mjaftueshme. E nëse jo, le të dalë ministri dhe të bëjë transparente shifrat që duhet të grumbullohen, po jot ë lidhet kontrata dhe më pas të ulemi dhe të diskutojmë”, u shpreh më tej aktivisti Tepelena.

(E.K/FAXWEB.AL) 

 

Etiketa: aktivistiandi tepelenarruga e kombit
Pas

Digjet banesa në Torovicë të Lezhës, si shpëtoi familja që ishte në gjumë

Para

Lufta ekonomike, Kina takson importet e SHBA-së

Para
Lufta ekonomike, Kina takson importet e SHBA-së

Lufta ekonomike, Kina takson importet e SHBA-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.