Mbërrin pa shenja jete në spitalin e Sarandës një femijë 12-vjec. Fëmija u soll nga prindërit e tij, raporton ‘Fax News’.
Sipas prindërve fëmija u gjet i vetëvarur në kopësht. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë më parë. Sipas prindërve të fëmijës ka bërë debat me prindërit dhe ishte larguar nga banesa. Përpjekjet nga mjeket e spitalit u bënë por pa rezultat. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit në zonën pranë Lëkurësit. Policia ndohet në vendngjarje. (B.H/Faxweb)