Socialistët dënojnë thirrjet e opozitës për mosbindje civile pas protestës së dhunshme në Kukës dhe thirrjeve të opozitës për mosbindje civile.
Deputetët e mazhorancës, Ermonela Felaj dhe Paulin Stërkaj, kanë thënë se këto thirrje janë banale dhe anti-kushtetuese.
“Thirrja e Lulzim Bashës, antikushtetuese. Tarifa 5 euro? Rruga duhet mirëmbajtur, s’jam ekonomist por edhe banorët e Kukësit do lehtësohen nga kjo tarifë.”-ka thënë Stërkaj.
I të njëjtit mendim ka qenë dhe deputetja tjetër e PS-së, Ermonela Felaj.
“Mosbindja civile, thirrje banale. Thirrja e Bashës shkon ndesh me interesat e vendit. Kjo thirrje bëhet për interesa personale.”-është shprehur Felaj.
(F.G/Faxweb.al)