04:59 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Protesta në Rrugën e Kombit, reagon kryebashkiaku i Tropojës: Nuk ishte politike, të lirohen të arrestuarit

21:50 | 03/04/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta në Rrugën e Kombit, reagon kryebashkiaku i Tropojës: Nuk ishte politike, të lirohen të arrestuarit

Kryetari i Bashkisë së tropojës, Besnik Dushaj, mbështet protestën e banorëve për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, dhe kërkon lirimin e të arrestuarve. Ai thotë se banorët e qarkut të Kukësit janë më të varfrit në Shqipëri, dhe sipas tij tarifat e larta të vendosura nga Qeveria janë të papërballueshme.

Dushaj shprehet : “Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës është qarku më i varfër në Shqipëri dhe taksa e rrugës së Kombit rëndon të gjithë qytetarët por në mënyrë të veçantë banorët e këtij qarku, dhe sigurisht edhe banorët e Bashkisë së Tropojës. Duke parë rritjen e varfërisë, rritjen e taksave të tjera që ka bërë kjo qeveri, do të ishte me vend rritja e investimeve në këto zona dhe jo vendosja e një barre siç është taksa në rrugën e Kombit. E them me bindje që kjo taksë është e papërballueshme për banorët në këto zona. Kjo taksë do të rrisë biletën e transportit, do të rrisë çmimin e ushqimeve dhe mallrave që i marrin nga Tirana dhe rrethe të tjera”.

Kryebashkiaku i Tropojës thotë se kjo protestë nuk është politike por është protestë që kërkon t’i tregojë qeverisë se i gjithë ky qark janë shumë të varfër. Ai thotë se ka komunikuar me përfaqësues të qevrisë ku ka kërkuar që taksa të hiqet.

“Ne e mbështesim protestën e banorëve. Kjo nuk është protestë politike, por është protestë që kërkon t’i tregojë qeverisë se i gjithë ky qark janë shumë të varfër. Ka shumë të papunë, ka shumë familje në mjerim dhe ka nevojë urgjende për investimeve, të punësohen njerëzit e të rritet numri i turistëve. Kësaj nuk i shërben taksa.

Kam komunikuar vazhdimisht me përfaqësues të qeverisë dhe u kam kërkuar që taksa të hiqet për banorët e këtij qarku dhe ajo duhet të jetë 0 për këta banorë. Kërkoj që edhe ata 23 të arrestuar të lirohen menjëherë sepse protestuan me dinjitet, protestuan për përmirësimin e jetës së tyre dhe nuk protestuan për asnjë arsye politike. Varfëria i ka pllakosur.
Ne do të mbështesim protestat e banorëve tanë por edhe të gjithë protestat që bëhen kundër varfërisë dhe rritjes së taksave. Do të mbështesim protestën për heqjen e taksës në rrugën e Kombit”, thotë Dushaj.

 

Etiketa: Besnik Dushaj
Pas

Albin Kurti godet Ramën për tarifën e Rrugës së Kombit: Është gjobë…?

Para

Ish-ministri i Drejtësisë: Prokuroria ka kryer vepër penale, falsifikoi masat e ndalimit

Para
Ish-ministri i Drejtësisë: Prokuroria ka kryer vepër penale, falsifikoi masat e ndalimit

Ish-ministri i Drejtësisë: Prokuroria ka kryer vepër penale, falsifikoi masat e ndalimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.