Deputeti Edmond Spaho pasi u konfrontua me Policinë ka telefonuar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, në mënyrë që deputetët të hynin në sallë.
Pas kësaj ndërhyrje një pjesë e deputetëve opozitarë janë lejuar të jenë të pranishëm në seancë, nDërsa familjarët dhe mediat jo.
‘’Nuk kemi ardhur këtu që të ushtrojmë dhunë, as në kohën e Enverit s’ka ndodhur kjo që të dhunohen deputetët. Nuk po bëj politikë, po po të tregoj se çfarë po ndodh në sallën e gjuqit me policët e tu. Fatmir jep urdhër që ne të futemi në sallë, jep urdhër drejtorit tënd të policisë”, është shprehur mes të tjerave gjatë telefonatës Edmond Spaho.
Më herët deputetët u përplasën me policinë, ndërsa pjesë e konfliktit ishin dhe familjarët e 23 personave të arrestuar pas protestës në Kukës.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=VNDXnbKBNJ0&feature=youtu.be