Policia spanjolle ka arrestuar shtatë anëtarë të një bande irakiene-shqiptare me akuzën e trafikut njerëzor me emigrantë nga Shqipëria, Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Siria drejt Mbretërisë së Bashkuar, deklaroi Europol javën e kaluar. Grupi dyshohet se i fshehu emigrantët në kontejnerë, rimorkio dhe karvane në kompanitë e anijeve në Portet e Spanjës Veriore. Kontejnerët u nisën më pas me tragete të rregullta që shkonin në U.K.
Me mbështetjen e Europolit dhe Qendrës Evropiane për Kontrabandimin e Emigrantëve Guardia Civile spanjolle filloi një hetim pasi ata vunë re një rritje të shqiptarëve që përpiqen të hyjnë në portin e Santurtzi.
Policia zbuloi një organizatë të tërë kriminale të vendosur në zonën midis Cantabria dhe Bizkaia.
Trafikantët kanë transportuar emigrantë nga kampe të ndryshme, disa prej të cilave ishin në Francë, në qytetet spanjolle dhe iu ofruan strehim të përkohshëm. Prej aty, emigrantët silleshin në portet dhe kontrabandoheshin në anije.
Më 19 mars, Guardia Civile spanjolle arrestoi anëtarët, të cilët ishin shtetas irakianë, shqiptarë dhe spanjollë, gjatë një bastisje në tre shtëpi në Spanjë. Organizata dyshohet se ka shtrirje në Francë, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe.
Me ndihmën e dy oficerëve të policisë belge, policia spanjolle mblodhi kartela bankare, karta rimbursimi, pasaporta të vendeve të ndryshme, ID, telefona celularë dhe kompjutera gjatë kërkimeve.
Hetuesit gjithashtu morën ndihmë nga Europoli, i cili dërgoi një analist në Bilbao me një zyrë të lëvizshme dhe një të ashtuquajtur pajisje të nxjerrjes mjeko-ligjore universale, e cila lejoi ekipin të nxjerrë të dhënat nga pajisjet e konfiskuara dhe t’i kontrollojë ato me bazat e të dhënave të Europolit.
Guardia Civile spanjolle akuzoi anëtarët që i përkasin një organizate kriminale dhe që shkelin të drejtat e shtetasve të huaj.
Sipas deklaratës zyrtare të Guardia Civile, hetimi është në vazhdim dhe mund të bëhen më shumë arrestime.
Ingrid Domi