Një 56 vjeçarë me iniciale A.S, punonjës i një HEC-i ka përfunduar në greminë dhe është plagosur rëndë. Punonjësi ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe është rrëzuar duke rënë rreth nga 50 metra në një greminë.
Aksidenti rëndë është shënuar në fshatin Lashkizë, në Dibër. Shtetasi A.S, është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
(M.Q/Faxweb)