Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar një 26 vjeçar nga Berati pasi dyshohet se ka ndihmuar dy shtetas algjerian për të kaluar kufirin Grek për në Shqipëri në mënyrë ilegale.
Gjatë kontrrolit, 26-vjeçarit Armend Koroni iu gjetën 130 euro, ku 100 euro sipas deklarimeve të tij i’a kishin dhënë shtetasit e huaj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
(S.M/Faxweb.al)