Treni i pasagjerëve Durrës-Shkodër ka mbi 3 orë në mes të rrugës i bllokuar. Sipas pasagjerëve treni nuk ka karburant ndërsa punonjësit e trenit thonë se treni ka defekt..
Janë rreth 10 udhëtarë të cilët udhëtojne me këtë tren të cilët kanë orë pa ujë e pa bukë që presin mbase dikush e vë ujin në zjarr për ta, ndërsa pasagjerët e tjerë të trenit janë larguar në mënyra të ndryshme. Treni është bllokuar në fshatin Murqinë. (B.H/Faxweb)