08:58 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk i ngrihet”, hidhet poshtë kërkesa për përjashtimin e Ramës, Paloka: Ai që quajti popullin organ gjenital u shpall pa faj

19:50 | 05/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk i ngrihet”, hidhet poshtë kërkesa për përjashtimin e Ramës, Paloka: Ai që quajti popullin organ gjenital u shpall pa faj

E mbledhur pasditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e LSI-së për përjashimin e kryeministrit Rama, Byroja e Kuvendit e rrëzoi këtë kërkesë.

Të enjten e shkuar, një javë më parë, kryeministri Edi Rama përdori një fjalor, sipas opozitës, rrugaçëror, duke përdorur krahasimin e popullit me organin gjenital.

Nga burime të Fax News, Byroja e Kuvendit e ka rrëzuar kërkesën e LSI me gjashtë vota kundër dhe tre pro. Sipas anëtarëve të shumicën në Byro, nuk pati fjalë fyese nga kryeministri në Kuvend.

“Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë, dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ‘thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot’” – kështu u shpreh kryeministri Rama një javë më parë, më 29 mars gjatë fjalës së tij në seancën plenare, shprehje për të cilën nëntë deputetë të LSI i dërguan letër kryetarit Gramoz Ruçi për përjashtimin e Ramës.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, deputeti demokrat Edi Paloka, e cilësoi skandaloz vendimin e dhënë nga mazhoranca në Byro.

“Arritëm deri aty sa zonja Hysi kërkoi edhe përjashtimin e atyre që kanë bërë kërkesën, sepse sipas saj në këtë kërkesë fyhej kryeministri.

Si përfundim u mor vendimi që kryeministri të shpallej i pafaj. Ne mbajtëm qëndrimet tona, sepse nuk mundet që të arrihet në një nivel të tillë, që një kryeministër të fyej një popull të tërë duke e quajtur organ gjenital, dhe këta të mos kenë guximin ta dënojnë.

Në këtë Shqipëri dënohen qytetarët dhe lirohen kriminelët. Nuk presim asgjë tjetër, prandaj opozita i është bashkuar popullit.

Nuk ka rrugë tjetër, do të vijohet të përballemi sepse vetëm në këtë mënyrë do të përballemi ne këtë kryeministër.” – tha Paloka.

(E.L/Faxweb)

Pas

Përfundon mbledhja e opozitës/ Basha tregon ditën kur rikthehen protestat në të gjithë vendin, akuzon fort Arta Markun

Para

Komunikimi i Ramës me kuksianët, reagon Flamur Noka: Ky është një turp këmbëtar! Ishin drejtorët e tij…

Para
Komunikimi i Ramës me kuksianët, reagon Flamur Noka: Ky është një turp këmbëtar! Ishin drejtorët e tij…

Komunikimi i Ramës me kuksianët, reagon Flamur Noka: Ky është një turp këmbëtar! Ishin drejtorët e tij...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Putini po bën “lojëra të ndyra”, s’ka dorëzuar listat e të burgosurve

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.