18:16 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Donald Lu flet me emra, paralajmëron deputetët: Kini kujdes me LGBTI-në sepse…

11:25 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është peshku i madh që Lu i përmendi emrin në emision? U arrestua për drogë…

Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur sot në konferencën e organizuar nga shoqëria civile në lidhje me komunitetit LGBTI.

Lu ka përmendur faktin se ky komunitet në vendin tonë është i diskriminuar, madje ka folur dhe me emra të përvetshëm deputetësh dhe politikanësh.

Duke u kthyer pas në kohë ai ka kujtuar incidentin e tre viteve më parë, kur doli në terren bashkë me policinë, për të mbrojtur personat LGBTI që po parakalonin me biçikleta, nga goditja e disa njerëzve me vezë.

“Vetëm pak patën guxim. Igli Totozani, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, ju keni kurajo. Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, është shprehur gjatë fjalës së tij ambasadori Lu.

Kujtojmë se Manjani dhe Shehu u deklaruan kundër nismës së LGBT-së për të zhvilluar takime në gjimnazet e Tiranës.

Më herët në këtë konferencë edhe deputetja Vasilika Hysi ka ndarë të njëjtin shqetësim për kolegët e saj, teksa ka thënë se ata ndjejnë panic kur përmendet komunitetit LGBT.

‘’Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të koprruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e  kësaj çështje.

Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur. Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj. Në këtë kuadër mendojmë se pavarësisht se janë pakica në krahasim me shumicën e deputetëve në Kuved, Kuvendi i Shqipërisë ka shumë për të bërë. Shumica e kolegëve tanë nga mazhoranca dhe opozita kanë një qasje tjetër për të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit”, u shpreh Hysi.

Me tej, ajo nenvizoi edhe zhvillimin me te fundit dje ne Kuvend, per miratimin e Kodit te Etikes se deputeteve.

Sipas saj, “si deputete kemi të gjithë pjekurinë dhe përgjegjësinë të vendosim raport të drejtë mes lirisë së shprehjes dhe parandalimit. Ti themi jo gjuhës së urrejtjes. Jo vetëm të dekurajojmë përdorimin e saj por të përdorim sanksione disiplinore të ashpra ndaj kudo që përdor gjuhën e urrejtjes në Kuvend por edhe në jetën tonë. Dje Kuvendi ka miratuar kodin e sjelljes e bërë nga të gjitha grupet parlamentare. Nga sot kodi ka hyrë në fuqi dhe fillon zbatimi i tij”, u shpreh Hysi më herët.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Pas

Ushqimet që nuk duhet të konsumohen kur jeni me ilaçe

Para

Ambasadori britanik flet për krimin, zv/kryeministrja largohet nga takimi: Kam ca punë në Tiranë (Video)

Para
Ambasadori britanik flet për krimin, zv/kryeministrja largohet nga takimi: Kam ca punë në Tiranë (Video)

Ambasadori britanik flet për krimin, zv/kryeministrja largohet nga takimi: Kam ca punë në Tiranë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania del hapur pro Izraelit, kancelari Merz: Regjimi i mullahëve ka sjellë vetëm vdekje dhe shkatërrim në botë

Zv/presidenti i SHBA, JD Vance paralajmëron: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Iranit

Garda Revolucionare: Ushtria iraniane ka goditur qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv”, Garda Revolucionare deklaratë

Ambasadori i Iranit, deputetëve britanikë: S’kemi ndërmend të krijojmë bombën bërthamore

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Iran: 35 gra dhe 10 fëmijë midis viktimave që nga nisja e sulmeve, 1 800 të plagosur

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.