Kënga e re e Elvana Gjatës në bashkëpunim me reperin amerikan Dolla Sign duket se ka hasur në probleme, pasi nuk mund të shihet nga personat që jetojnë në Kosovë.
Sipas “Prive.al”, ata që banojnë në Kosovë nuk mund të kenë akses pasi mbi video shfaqet mesazhi ku thuhet, “ngarkuesi nuk e ka bërë këtë video të shfaqet në shtetin tënd”.
Pas këtij problemi i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, është shprehur se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.
“Jemi informuar për problemin aktual të mos disponimit të videos në disa territore dhe “Sony Music” si label i këtij materiali muzikor, është duke u marrë me korigjimin. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ajo.
(S.M/Faxweb.al)