Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e Manjola Priftit, ish-bashkëshortes së Mirit të Xhikes.
Prifti u arrestua dje nga ana e Policisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e Italisë. Gjykata ka dhënë masën e ‘’detyrim paraqitjeje” për Priftin.
Ajo akuzohej për ‘pjesëmarrje në organizata kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’.
Në njoftimin e Policisë thuhej dje se Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Nuk dihet arsyetimi që ka përdorur Gjykata në lirimin e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)