Lufta për marrjen e gylenistëve nuk po mbyllet vetëm në Kosovë. Tash Erdogan është duke kërkuar nga Edi Rama, koka edhe në Shqipëri. Së fundmi, T7 mëson se Erdogan ka kërkuar shkarkimin e udhëheqësit të myslimanëve të Shqipërisë, Skënder Brucaj. Ndërsa ky i fundit ka thënë për T7, se askush nga qeveria nuk mund të ndikoj në shkarkimin e tij ani pse T7 mëson se Turqia ka kohë që është duke tentuar të fus duart në këtë institucion
T7 mëson, presidenti turk kërkon shkarkimin e udhëheqësit të myslimanëve të Shqipërisë
“Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp”
Kjo ishte deklarata Presidentit kontrovers të Turqisë, Rexhep Taip Ergodan, ditën kur kidnapuan dhe u deportuan nga Kosova gjashtë gylenistët.
Në këtë aksion, ndihmë të drejtpërdrejtë kishte dhënë Presidenti Hashim Thaci gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë Erdogani i cili dërgoi falënderimie shefit të shtetit kosovar.
Mirëpo, Erdogan nuk do që të ndalet me kaq. Rrjetin e gylenisteve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera, i dëshiron në burgjet turke,.
Erdogan filmin horror nuk po e përfundon vetëm në Kosovë. Ai që nga 2016 pasi që edhe përjetoi pucin ushtarak ndaj tij kishte bërë thirrje se të gjitha vendet të e ndihmojnë atë, që të arrestojë personat që kanë lidhje me Gylenin.
Televizioni T7, mëson se autokrati Erdogan ka kërkuar edhe nga Edi Rama që të shkarkojë nga detyra kryetarin e Komitetit mysliman në Shqipëri, Skender Brucaj. Udhëheqësi turk e ndërlidh Brucajn me rrjetin e gylenistëe në Ballkan.
Edhe pse nuk është bërë ende publike nga qeveria e Shqipërisë, T7 mëson nga burime shumë të sigurta se, Erdogan i ka thënë Ramës që Brucaj është përkrahës i gylenistëve dhe për këtë shkak ai nuk duhet të jetë në krye të KMSH-së.
T7 ka kontaktuar me kryetarin e KMSH-së, Skender Brucaj ku ky i fundit ka thënë që një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
Brucaj e ka arsyetuar mos shkarkimin e tij të pretenduar, duke thënë se kjo është e pamundur pasi që Kryetari i KMSH-së, zgjedhet ose shkarkohet vetëm nga instancat brenda institucionit, që janë të shkëputur nga politika dhe Qeveria.
Mirëpo, edhe pse Brucaj është treguar i rezervuar në përgjigje, T7 nga burimet e brendshme të këtij institucioni, ka mësuar se Turqia shumë herë ka dashur të shtijë dorë në Komitetin mysliman të Shqipërisë.
Mësohet se para 8 vitesh kishte një tentative për puç institucional ndaj kryetarit te atëhershëm të ndjerit Selim Muça por grupi i mbeshtetur nga qeveria turke te udhëhequr nga Betim Truçi dhe Ermir Gjinishi (i akuzuari i vetëm për vrasjen e ish sekretarit te KMSH Sali Tivari) dështuan dhe gjykatat shqiptare u dhane përgjigjen e duhur.
Por, edhe pse Brucaj pretendon në këtë mënyrë, presidenti turk nuk ndalet vetëm me kaq.
Në vitin 2016 ambasada turke në Tiranë i kishte dërguar një shkresë Ministrisë se Arsimit, që të ndalojë vendosjen e simboleve të Turqisë, flamujt në shkollat në Shqipëri, pasi që ata pretendonin se disa prej atyre shkollave kanë lidhje me Gylenin.
Dhe pas kësaj shkrese, simbolet u larguan.
Por, kërkesat e turqve nuk mbaruan këtu. Erdogan kishte urdhëruar Edi Ramën që edhe shkollat e lëvizjes së Gylenit të mbylleshin, por kjo kërkesë i rezultoi negativisht, Kërkesa të njëjta kishte pasur edhe për udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Hashim Thacin, Isa Mustafën, Behgjet Pacollin, Enver Hoxhajn e Arsim Bajramin.
Sidoqoftë, edhe Kosova, edhe Shqipëria i kishin kthyer mbrapsht kërkesën e Erdoganit me argumentin se për sa kohë janë të licencuara dhe përmbushin standardet shkollat s’kanë pse të mbyllen.
Ndryshe nga liderët e Kosovës që u ndihmojnë Turqisë në aksionë të tilla, të arrestohen profesorë të bijëve të tyre, në Shqipëri shkollat e tilla kenë mbrojtje dhe funksionajnë që nga dita e parë.
Televizioni shtatë mëson ekskluzivisht se ku kanë diplomuar disa nga fëmijët e ministrave shqiptarë.
Është vajza e ministres së arsimit Lindita Nikolla, Livia Nikolla e cila ka studiuar në universitetin “Epoka” , pastaj vajza e ish-ministres së integrimit, Majlinda Bregut, Kejda Ajvazi e cila ka studiuar tek Turgut Ozal. Në po të njëjtin kolegj pra “Turgut Ozal”, studimet i ka përfunduar edhe vajza e ish zv/kryeministrit tashme ministrit të bujqesisë, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi. Shkollimin në kolegje turke, e bën edhe djali i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Bes Meta. Ky i fundit, studimet është duke i bërë në kolegjin “Turgut Ozal”.
Vec kolegjit “Turgut Ozal” dhe univeristetit “Epoka”, edhe fëmijët e Arta Marku Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, Blendi Klosi minister i Turizmit dhe Mjedisit, Taulant Balla deputet i PS, dhe
Flamur Noka – deputet i Partise Demokratike studiojnë në shkollat që pretendohet të kenë lidhje me gylenin.
T7 mëson listën e institucioneve arsimore që Erdogan ka shefi qeverisë shqiptare t’i mbyll ato.
Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.
Kolegjet turke në Shqipëri, si kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza.
Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.
Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”.
Fonadacioni i edukimit “SEMA”
Shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.
Universitetet “Bedër” dhe “EPOKA”.
Qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” dhe “Drita Islame”.
Jehona “Gylenistë” u bë më e zhurmshme prej ngjarjes së fundit që ndodhi të enjten që lam pas, kur në mëngjes policia e Kosovës bashkë me intelegjencën kosovare dhe turke dhe me urdhër të Ministrisë së brendshme kishte arrestuar gjashtë gylenistë, dhe po të njëjtit në procedurë të përshpejtuar ua kishte dorëzuar autoriteteve të Turqisë.
Shkak i kësaj ngjarje kryeministri Haradinaj shkarkoi ministrin e brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKi-së,Driton Gashi, ku pas shkarkimit, Erdogan kishte kërcënuar Haradinajn ndërsa Presidentit Thaci i kishte thurur vargje lavde.