Të paktën 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të dyshuar kimik në Douma të Sirisë, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore, pranë Damaskut kanë thënë organizatat mjekësore dhe ekipet vullnetare të shpëtimit, raporton BBC.
Sipas forcave shpëtimtare vullnetare të ashtuquajtura Helmetat e bardha, numri i viktimave pritet të rritet ku shumica prej tyre janë fëmijë:“Më shumë se një mijë njerëz kanë vështirësi me frymëmarrjen, pasi një bombë klori është hedhur në qytet”.
Të plagosurit janë me qindra dhe shumë prej tyre në rrezik për jetën. Të premten regjimi sirian dhe aleatët e tij kanë filluar një ofensive të madhe në qytet.
Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë dyshimet duke thënë se po luftojnë për të përzënë rebelët nga Douma dhe se bombardimet kanë vazhduar gjatë gjithë të shtunës dhe të dielës. Agjencia e lajmeve siriane shkruan se akuzat për sulm kimik janë sajese e rebelëve që mbajnë nën kontroll qytetin.
Por, sipas qendrës “Media Ghouta” pro-opozitare, raporton se një bombë e cila mban gaz sarin u hodh nga një helikopter.
Another Video showing cases of suffocation among civilians, mostly children and women, following the chemical attack against the civilians in #Douma city. #AssadHitsDoumaWithChemicals pic.twitter.com/ItEpVLq5zM
— The White Helmets (@SyriaCivilDef) April 8, 2018
(M.Q/Faxweb)