Fax News bën me dije se numri i viktimave të automjetit tip ‘Suzuki’ i cili ra në kanal në fshatin Varibopë të Fierit, ka shkuar në tre.
Viktima e tretë është një vajzë e re, e cila ndodhej në makinë me dy të moshuarit.
Në fillim u raportuar për dy të vdekur, një çift të moshuarish, njëri prej të cilëve po ngiste edhe mjetin.
Ende nuk është bërë identifikimi i trupave, të cilët janë nxjerrë nga uji vetëm pak minuta më parë, pasi ende nuk u janë gjetur dokumentet identifikuese.
Dyshohet se të tre viktimat janë mbytur pas rënies në kanal.
Dyshohet se si pasojë e shpejtësisë së madhe, mjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal dhe duke shkaktuar tragjedi me tre të vdekur deri tani.
(E.L/Faxweb)