Pavarësisht nismave të bashkive në vend për të patur më shumë ruajtje të objekteve të rëndësisë së veçantë, duket se në disa qytete ende nuk ka ndërgjegjësim të banorëve.
Gazetari Ergys Alushi, në një postim në Facebook, shkruan se në Vlorë ka vazhdimisht episode ku qytetarët ndotin Monumentin e Pavarësisë.
“Nuk e di se si, por këto pamje duhet të marrin fund në Sheshin e Flamurit, pas Monumentit të Pavarësisë.
Me të vetmen gjë që na ka mbetur për t’u krenuar!”, shkruan Alushi, në disa foto ku duken disa të moshuar që kryejnë nevojat personale pranë këtij objekti.
(F.G/Faxweb.al)