Një sulm raketor ka ndodhur në Siri, ku 14 persona kanë humbur jetën.
Mediat siriane raportojnë se është sulmuar aeroporti ushtarak në afërsi të qytetit të Homsit.
Ende nuk dihet se kush është përgjegjësi i këtij sulmi, ndërkohë që në Duma ndodhi një sulm kimik që hapi një tjetër valë polemikash nga Perëndimi drejt Sirisë.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, ka akuzuar SHBA-të si përgjegjëse për sulmin.
Dy presidentët, Donald Trump dhe Emmanuel Macron me anë të një deklarate të përbashkët kanë thënë se do përgjigjen ashpër ndaj këtij sulmi.
SHBA ka mohuar të ketë gisht në këtë sulm raketor. Pentagoni ka hedhur poshtë zërat se pas sulmit fshihet SHBA.
“Në këto momente, departamenti i mbrojtjes nuk po kryen sulme ajrore në Siri”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
(F.G/Faxweb.al)