Prokuroria e Kukësit ka nisur procedim penal për efektivët e policisë të cilët ishin për të ruajtur sigurinë gjatë protestës së 31 marsit 2018 e cila përfundoi me djegien e kabinave ku bëhej pagesa e tarifës së kalimit të rrugës së Kombit.
Hetimet janë në fazën e verifikimeve të akteve fizike nga policia pasi dyshohen se kanë kryer akte arbitrare duke goditur me shkopinj gome për të parandaluar protestuesit t’i afrohen kabinave të pagesës.
(B.H/Faxweb)