Policia japoneze e ka arrestuar një 73-vjeçar pasi dyshohet se ka ka mbajtur të izoluar në një kafaz prej druri djalin e tij për rreth 20 vite.
Kafazi që 73-vjeçari mbante të izoluar djalin e tij ishte një metër i lartë dhe diçka më pak se dy metra i gjerë.
Sipas BBC , Yoshitane Yamsaki është justifikuar para organeve të drejtësisë se është detyruar të bëjë një veprim të tillë pasi i biri ka pasur probleme psikike dhe ndonjëherë ka qenë dhe i dhunshëm ndërsa ka deklaruar se ai e ka ushqyer çdo ditë atë.
Pas arrestimit nga policia të 73-vjeçarit ,djali i tij tashmë është nën kujdesin mjekësor dhe është në gjëndje jo të mirë shëndetësore pas keqtrajtimit që i është bërë ndërsa mësohet se vuan dhe nga deformimi i shtyllës kurrizore për shkak të qëndrimit në kafaz.
(S.M/Faxweb.al)