Një 32 vjeçar në Lezhë ka humbur jetën pasi duke gjuajtur peshk ka rënë në kontakt me energjinë. Kallami me të cilin gjuante peshk ka hasur në telat e korentit.
Ai është transportuar në spitalin e Lezhës por sipas mjekëve ka mbërritur pa shenja jete. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (B.H/Faxweb)