01:48 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Do ta heq pasaportën fare”, ç’ndodhi sot me protestën e biznesit. Kush ishin qytetet që s’u bashkuan

12:30 | 10/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Do ta heq pasaportën fare”, ç’ndodhi sot me protestën e biznesit. Kush ishin qytetet që s’u bashkuan

Në shumicën e qyteteve të vendit bizneset e vegjël dhe të mesëm kanë ulur sot qepenat në shenjë proteste për vendosjen e TVSH-së.

Në Durrës, Shkodër, Lezhë, Korçë, Tiranë, Fier dhe Berat, tregtarët vendosën që të mbyllin qepenat e tyre për të paktën një orë.

Ata shprehen  të shqetësuar pasi nuk kanë mundësi që të paguajnë, ndërsa puna sa vjen dhe ulet. Sipas tyre qytetarët nuk kanë të ardhura dhe kjo bënë që ata ta kenë të pamundur që të mbajnë hapur bizneset e tyre.

Mirëpo në grevën njëorëshe ka pasur mungesë sensibilizimi nga ana e bizneseve në disa qytete si në Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe Dibër, ku duket se tregtarët nuk kanë arritur që të koordinohen mes tyre. Po ashtu ata thonë se kanë pasur mungesë informacionesh. Ndoshta dhe organizimi nga partitë politike në këto qytete ka qenë i vakët.

“Jo se s’punoj, punoj 16 orë. 3 e mëngjesit e deri në 10 të darkës. Është falimentim nga të gjitha llojet. Se përballojmë dot, dyqanin e kam me qera, qeranë e paguaj. Ça të them unë, TVSH është mbi… Unë punoj fruta perime me kalbësira, më shumë hidhet poshtë sesa shes…

E ardhmja është falimentim, nuk kam fjalë të flas. Jo se s’duam të punojmë, ndoshta dhe jashtë shtetit është kështu, por mbase u paguajnë asistencë. Unë po s’dola të punoj, nuk kam asnjë lloj të ardhure tjetër.”-është shprehur një nga shitëset në qytetin e Fierit për ‘’Fax news”.

Në tregun e qytetit të Durrësit, tregtarët nuk janë dakord me shtimin e kësaj takse të re, ata shprehen se nuk e përballojnë dot.

Tregtarët e Durrësit thonë se madje edhe farat i marrin borxh. Në shenjë proteste përveç uljes së qepenave të dyqaneve, ata kanë mbyllur edhe portën hyrëse të tregut.

Megjithatë disa prej tregtarëve nuk kanë qenë dakord me këtë veprim duke e rihapur portën.

https://www.youtube.com/watch?v=iXYAG4H5kng

“Kam për ta hequr pashaportën fare o fare, do marr nënshtetësi tjetër. Këtu është anarki, ishalla po ve dorën nanjoni nga këto europianët, meqë dun me hy në Evropë.

Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët, ka humbur shpresa. Ka marrë fund çdo gjë. Kemi marrë fund si shtet e çdo gjë. Kam paguaj taksa e çdo gjë, shko tek spitali s’të bën njeri operacion pa 2 milionë lekë. Ik o Koronare”, shprehet një qytetar i revoltuar në tregun e Medresesë në kryeqytet.

Nga Durrësi vjen një video mjaft e veçantë teksa shihet personazhi i mediatizuar Ardi Daullxhiu i cili shet fara në tregun e Durrësit. A do t’i kërkojnë edhe Ardit pagesën e TVSH-së, apo ai së bashku me kaushët e farave do të shpëtojnë?!

Ardi tregon se njerëzit blejnë edhe fara luledielli veresie, madje për ta vërtetuar këtë ai tregon fletoren e mbushur plot me emra të tregtarëve. Ai thotë se nxjerr 3-4 mijë lekë të vjetra në ditë sa për të mbijetuar.

https://www.youtube.com/watch?v=7UojbfnveYc

Një pjesë e mirë e tregtarëve thonë se janë të frikësuar pasi ligjet po ndryshojnë çdo ditë. E megjithatë nuk dihet në rast se protesta do të vijojë në ditët e ardhshme.

Foto nga protesta në të gjithë qytetet: 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: BIZNESImbyllen qepenatprotesta
Pas

Tregtari ia thotë live Ramës: Shiko rrushin tënd jo atë të popullit, boni të fala!

Para

Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Para
Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.