Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk e kanë merituar kualifikimin kundër Romës. Ndeshja e parë ishte mbyllur 4-1, ndërsa në Romë u mbyll 3-0.
“Ata luajtën më mirë, nuk jam i lumtur për tifozët. Jemi të dëshpëruar, por duhet ta urojmë Romën dhe tifozët e tyre. Duhet ta analizojmë atë se çfarë ndodhi, t’i kthehemi Kupës, por edhe kampionatit, pasi sot jemi të dëshpëruar. Ata (Roma) dominuan lojën dhe besuan në vetvete.
Duam ta analizojmë dhe të kthehemi me forcë, sepse kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Valencias. Unë jam i sigurt se lojtarët do të kthehen edhe pse ky është një zhgënjim i madh”, ka thënë Bartomeu.
Barcelona u duk se e kishte të sigurt kualifikimin pas rezultatit 4-1 në ndeshjen e parë, po jo më kot thuhet se në futboll janë të mundshme të gjitha rezultatet.
(E.K/FAXWEB.AL)