Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka befasuar shumë analistë të futbollit.
Një batutë interesante e ka bërë trajneri i Liberpool, Jurgen Klopp. Strategu gjerman u pyet për fitoren e Romës.
“Isha duke zbritur shkallët dhe dikush me tregoi çfarë kishte ndodhur. Mendova me të vërtet që është një shaka. E respektoj Romën, skuadër fantastike. Humbën Salahun, por arritën në gjysmëfinale”, – ka thënë Klopp.
(E.K/FAXWEB)