Sonte do të luhet akti i dytë çerekfinal i “Champions League” mes Real Madrid dhe Juventusit, ndërkohë që me mrekullinë e realizuar mbrëmë nga Roma ku përmbysi në mënyrë spektakolare Barcelonën duke e mundur 3-0 pasi kishte humbur 4-1, u ka shtuar edhe juventinëve entuziazmin për një përmbysje ëndërrash në Bernabeo, pasi ka humbur ndeshjen e parë 0-3 në shtëpi.
Bardhezinjtë e Allegri-t kanë premtuar se në Madrid do të udhëtojnë për një ‘marifet italian’ që do ta bëjë të pamundurën të mundur.
Për këtë takim edhe trajneri i Realit, Zinedin Zidan, ka kërkuar shumë përqendrim për ‘t’i shtypur kokën gjarprit’, pasi dihet që Juventusi është një skuadër që bën jo pak surpriza.
Ndërkohë që këto janë dhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
(B.H/Faxweb)