Seanca e sotme në Kuvend është karakterizuar nga përplasje të forta, ndërsa nuk kanë munguar as replikat e shumta mes deputetëve.
Teksa në dalje të Kuvendit kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi deputetet e LSI-së për shkak të parrullave ‘’Rama-dick”, deputetja Kejdi Mehmetaj i ka kthyer atij përgjigje.
Mehmetaj mes të tjerave ka tallur Ballën duke i thënë që të shkojë dhe kërkojë motrën.
Mehmetaj shkruan: Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin!
Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju!
Ti shko kërko motrën!…
Balla u shprej sot se është e turpshme sjellja që kanë pasur deputetet femra të LSI-së, brenda në sallën e kuvendit.
(E.K/FAXWEB.AL)