20:04 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zidane “i ktheu borxhin”, vite më parë në ndeshjen mes të dyve, dikush e mbylli me karton të kuq…

15:46 | 12/04/2018
në Bota, Kryesore, Sport, Te Gjitha
0
Zidane “i ktheu borxhin”, vite më parë në ndeshjen mes të dyve, dikush e mbylli me karton të kuq…

Tekniku i Realit të Madridit nuk e ndie aspak mirë për dërgimin në dhomat e zhveshjes me karton të kuq të portierit të Juventusit për protestën ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

Zinedine Zidane shpreson që kjo të mos jetë ndeshja e fundit e Gianluigi Buffon në Ligën e Kampionëve.

Tekniku francez beson se portieri veteran meriton një përfundim më të denjë të karrierës së tij në Champions.

Buffon mori karton të kuq, pasi reagoi me zemërim ndaj vendimit të gjyqtarit Michael Oliver për t’i dhënë Madridit një penallti në kohë shtesë, të cilin Cristiano Ronaldo e shndërroi më pas në kualifikim.

Madrilenët fituan në total 4-3 ndaj Zonjës së Vjetër, pavarësisht humbjes 3-1 të mërkurën.

Veterani 40-vjeçar i portës bardhezi reagoi me zemërim pasi gjyqtari britanik dha 11 metërsh për mbretërit, pasi Medhi Benatia ndërhyri ndaj Lucas Vazquez për t’i hequr topin në zonë, duke i dhënë fund kësisoj rikthimit të mrekullueshëm të Juventusit.

Ishte kartoni i parë i kuq për Buffon në të gjithë karrierën e tij në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta i fundit për veteranin 40-vjeçar, nëse së shpejti, ai do të vendosë të tërhiqet edhe nga kombëtarja “azzurre” dhe nga futbolli.

I pyetur për daljen e Buffon me karton të kuq, trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i cili njësoj si Buffon u dërgua me të kuq në dhomat e zhveshjes në ndeshjen e tij të fundit si profesionist, pas asaj goditje me kokë ndaj Marco Materazzi, tha: “Unë nuk mendoj se ai meriton të dalë në këtë mënyrë , por tani nuk ka kthim prapa.

“Ajo që ndodhi në fund të lojës nuk do të ndryshojë asgjë nga ajo që ai ka bërë në lojë.

Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe kjo ndoshta nuk do të jetë paraqitja e tij e fundit në Ligën e Kampionëve”.

Reali i Madridi arriti të kalonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas humbjes 3-1 në Santiago Bernabeu, duke fituar 3-0 në Torino javën e kaluar.

Madrilenët arriti të shmangin kohën shtesë, përmes një 11-metërshi në momentet e fundit, pikërisht kur Lucas Vazquez u prek nga mbrojtësi Benatia, duke thyer përfundimisht zemrat e juventinëve.

9 korrik 2006, finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Italisë. Zidane del me karton të kuq pasi godet me kokë Materazzin. Buffon është në portën e “Azzurrëve”

(E.L/Faxweb)

Pas

“Punova 30 vite e s’gjeta dot të drejtën”, pas largimit nga Shqipëria ja ku fotografohet Shpëtim Saraçi

Para

Penalltia e dyshimtë për Realin, Braçe: Kulmi! Armando Duka…

Para
Penalltia e dyshimtë për Realin, Braçe: Kulmi! Armando Duka…

Penalltia e dyshimtë për Realin, Braçe: Kulmi! Armando Duka…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër

Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga Partia Demokratike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.